Koha do të mbetet e njëjtë
Vdekja ime nuk do të jetë fundi i botës.
Madje dielli do të lind përsëri,
zemrat do të dashurojnë,
e sytë e vashave të bukura do të lotojnë.
Përsëri koha do të mbetet e njëjtë,
stinët do të sillen në rrotacion,
vetëm se unë nuk do i ndjej.
Nuk do e ndjej ngrohtësinë e rrezeve të diellit,
as freskinë e erërave dhe ftohtësinë e borës.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e ngjyrosën me ngjyrat më të bukura,
ngjyra të cilat i ka zili edhe ylberi.
Kohës time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
i dhanë melodinë më të bukur,
melodi të cilat i ka zili edhe kanarina.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e lagën me lot,
ujë të cilin e lakmojnë ujëvarat e botës.
E bukura e fundit të jetës në këtë botë,
E bukura e fillimit të jetës në amshim.

Comments
Post a Comment