Poezi të shkëputura nga libri im "Më i bukuri varr"
Dua të qajë
Dua të qajë,
Sa që lotët të rrjedhin,
E ta shuajnë zjarrin e diellit.
Dua të bërtas,
E britma ime ta pëlcasë kupën e qiellit.
Iku
Iku pa gjurmë,
pa shenja,
Iku...
vjedhësja e ngrohtësisë së zemrës.
Zomb
Nuk dua të jetoj,
Të rrahurat e zemrës m’i ke dobësuar.
Nuk dua të vdes,
Parajsën ma ke humbur.
Aha,
Pa jetë,
Pa vdekje...
Cekëtina
Plot gëzim,
E mbusha një jetë të cekët.
Jeta e natyrshme me burime lotësh,
Begati vuajtjesh.
Unë.
Të pangopurit
Atyre ua fala të gjitha,
edhe pse nuk u duhen gjë.
Po eci,
i verbër dhe pa ndjenja,
edhe ëndrrën ua dhashë.
Stuhia
Eja stuhi,
Të shkulësh nga toka e jetës sime,
Rrënjët e armiqve të mi.
Eja stuhi, të ndjej.
Ju falë
Me këmbët e thyera
u ngrita në këmbë
dhe juve...
Ju falë
Comments
Post a Comment