"Facebook"-u na sjell botën E LIBRIT NË PREHRIN TONË

GJITHÇKA EKZISTON NË XHEP Kurse krijuesi Imer Raçi, duke folur për rrjetet sociale dhe kultura, ka thënë për "Kosova Sot", se jemi në një kohë ku, çdo herë e më shumë artistët, siç ka thënë ai, krijuesit e të gjitha rrjedhave kulturore, publikimet, promovimet si dhe paralajmërimet për te rejat e tyre i paraqesin në "Facebook" e krejt kjo për arsye se po zëvendësohet ajo fizike me atë elektronike. Ai shton se kur ndalemi tek libri nuk e ka ndjesinë e asaj fizike njëjtë ai që është në mënyrë elektronike. Mirëpo, sipas tij, duke marrë parasysh zhvillimin elektronike në nivel global atëherë në Kosovë, ende nuk po zhvillohet në nivelin e duhur biblioteka elektronike gjë që do të na mundësonte lexim online të librit. "Faktikisht sot, gjithçka rreth shkrimeve mund të kesh në një xhep, pra, mjafton një celular i lidhur me internet. E kjo ka ndikuar që në botë të bëhet porositja online e librave. Faktikisht, përsëri po kthena tek libri fizik dhe ai elektronikes sepse...